image Policia ndal ‘Range Rover’-in në Fushë Kosovë, shoferit 21-vjeçar i gjejnë armë ilegale

Siguri

Policia ndal ‘Range Rover’-in në Fushë Kosovë, shoferit 21-vjeçar i gjejnë armë ilegale

news image

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar të premten në Fushë Kosovë, ku një njësi policore ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 21-vjeçar, të cilit pas kontrollit policor në veturën e tipit “Range Rover”, iu gjet një armë ilegale.

Për pasojë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa arma u sekuestrua.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

/GazetaSinjali/