Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën ‘Ismail Kryeziu’ në lagjen Arbana të Prizrenit.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 26-vjeçar, i cili u zbulua pasi vetura me të cilën po udhëtonte bashkë me shokun e tij, u ndal nga njësitet policore në një pikë kontrolli.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një cigare e cila dyshohet të jetë e mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
I dyshuari dhe shoferi i veturës janë shoqëruar në Polici dhe me urdhër të prokurorit ndaj 26-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.