image Policia merr informatën se shoferi i një kamionete është i armatosur, ndalohet në mes të qendrës në Gjilan

Siguri

Policia merr informatën se shoferi i një kamionete është i armatosur, ndalohet në mes të qendrës në Gjilan

news image

Policia e Kosovës ka ndaluar dje një kamionetë në bulevardin “Ibrahim Rugova”, në Gjilan, nën dyshimet se shoferi është i armatosur, raporton Gazeta Sinjali. Rasti ka ndodhur në orët e pasdites të së enjtes, kur është kërkuar nga një njësi policore që të intervenohet në këtë rast dhe të ndalohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje.  

Siç mëson Sinjali, i dyshuari B.S., që u kap nga Policia, posedonte armë e municion pa autorizim. I njëjti është arrestuar nga Policia, derisa arma, me fishekë e karikator është sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Burimet brenda Prokurorisë kanë konfirmuar se i dyshuari më pas ka dhënë deklaratë para zyrtarëve policorë, ku e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet.

Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës has në personat që mbajnë armë pa leje, gjë që vazhdimisht po e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit si dukuri negative.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet. “

/GazetaSinjali/