Në prag të vitit të ri shkollor ata që po bëhen gati janë edhe institucionet e sigurisë, saktësisht Policia e Kosovës e cila gjithmonë prezanton një plan të veçantë që ka të bëjë me sigurinë e nxënësve.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka paralajmëruar një konferencë të përbashkët e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor, duke përfshirë aktivitetet dhe masat që do të ndërmerren nga institucionet përkatëse sa i përket fillimit të vitit të ri shkollor.
Konferenca do të mbahet në objektin e Administratës së Policisë së Kosovës ku do të marrin pjesë zyrtarë nga institucione të ndryshme.