image Policia: Aksidenti ndodhi në Zveçan, dyshohet se vetura rrëshqiti dhe doli jashtë rrugës

Siguri

Policia: Aksidenti ndodhi në Zveçan, dyshohet se vetura rrëshqiti dhe doli jashtë rrugës

news image

Një incident i rëndë ka ndodhur orët e vona në veri, përkatësisht në fshatin Grabovc të Zveçanit, ku një blindë e Policisë është aksidentuar, duke u shkaktuar lëndime disa personave, raporton Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, aksidenti ka ndodhur pasi autoblinda e Policisë ka rënë nga një urë, kjo si shkak i kushteve të rrugës.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar Sinjali dyshohet se autoblinda e aksidentuar në veri është e NJSO-së dhe se ka rënë nga një urë.

Lajmin e për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ku tha se pjestarë të Policisë janë lënduar dhe se janë dërguar në spital për trajtim.

“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca. Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor”, tha ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/