Policia e Kosovës pas një aksioni të madh bashkë me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe në bashkëpunim me AKI-në, kanë arritur të arrestojnë dy të dyshuar, kultivues të marihuanës, raporton Sinjali.
Të dyshuarit u kapën pas një operacioni të detajuar nga FIT dhe NJSO pasi lidhen me drogën që ishte kapur në një fshat të Klinës gjatë muajit gusht të këtij viti.
Rasti është konfirmuar edhe nga prokurori i rastit, ku thuhet se dy të arrestuarit e sotëm janë vëllezër.
Kujtojmë se me 10 gusht, në një fshat të Klinës – në rastin “Mirusha”, ishin gjetur dhe asgjësuar gjithsej 1 ton bimë narkotike të llojit marihuanë.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.