image Policia lëshon urdhër për ndalim ndaj gangsterit “Italiani”, dyshohet për përfshirje në vrasjen në Bon Vivant

Siguri

Policia lëshon urdhër për ndalim ndaj gangsterit “Italiani”, dyshohet për përfshirje në vrasjen në Bon Vivant

news image

“Italiani” është i njohur për përfshirjen e tij në konfliktet e kafeve të Prishtinës – që për pasojë lanë të vdekur dhe të plagosur. Rasti i fundit ka ndodh mbrëmë në “Bon Vivant”.

Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani” ka mbetur mbrëmë i plagosur në sherrin me armë që ndodhi në kafen “Bon Vivant”.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ndaj Pajazitit, Policia ka lëshuar urdhër për ndalim.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivsisht se ai dyshohet të jetë përfshirë në rastin ku një person mbeti i vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur nga gjuajtjet me armë dhe gotat e qelqit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/