image Policia kufitare parandalon kontrabandë të mallrave, ja çka u konfiskua

Siguri

Policia kufitare parandalon kontrabandë të mallrave, ja çka u konfiskua

news image

Policia e Kosovës, mbrëmë, në fshatin Kormnjan, ka parandaluar një tentim të kontrabandimit të mallrave, që tentohej të futeshin në mënyrë ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas pranimit të informatës, Policia menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e personave të dyshuar.

Policia ka arritur që në një lokacion në rrugë malore, të gjejë një rimorkio të improvizuar. Në rimorkio janë gjetur të ngarkuara pije të ndryshme, alkoolike e jo alkoolike.

May be an image of outdoors

Siç njoftojnë nga Policia, në konsultim me prokurorin, janë ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme dhe është iniciuar rasti ”Kontrabandim me mallra”.

Në vazhdën e parandalimit dhe luftimit intensiv, të kontrabandës me mallra, Policia ka parandaluar edhe një rast tjetër, sot, më 24.05.2022, rreth orës 11:30.

Njësia policore nga Sektori për Operativë, të Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu”, bazuar në analizën e informacioneve, në vendin e quajtur Srbovac – Komuna e Zveqanit, kanë ndaluar automjetin ‘VW Caddy’ me vozitës mashkull, automjet i cili ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme ushqimore të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në Terminal Doganor, është njoftuar prokurori kompetent dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ”Kontrabandim me mallra”, për procedura të mëtejme ligjore. 

No photo description available.
No photo description available.

/GazetaSinjali/