image Policia kufitare në Vërmicë kap mat të kërkuarin nga Gjykata në Gjilan

Siguri

Policia kufitare në Vërmicë kap mat të kërkuarin nga Gjykata në Gjilan

news image

Policia kufitare në Vërmicë ka prangosur sot një 32-vjeçar, ndaj të cilit ka urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë më dije se i riu I.M., u kap rreth orës 12:30, pasi u ndalua nga Policia dhe rezultoi se është person i kërkuar.

Ndaj të njëjtit, ka urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. /GazetaSinjali/