Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka kapur 41.750 euro pasditen e sotme në pikën kufitare në Kullë te një person, i cili po tentonte të kalonte kufirin, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari po udhëtonte me veturë me targa të Kroacisë dhe nuk kishte deklaruar paratë dhe prejardhjen e tyre.
Ai kishte pretenduar daljen nga Kosova për në drejtim të Malit të Zi.
Në njoftimin e Policisë thuhet se “i dyshuari kishte deklaruar se posedon të holla me vete, por nuk e kishte treguar shumën e tyre”.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, ku është iniciuar rasti “Mos deklarim i parave” (mos prezantim i dëshmisë për prejardhje të hollave).
Rasti iu është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm.