Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve në Gjakovë ka zhvilluar një aksion, ku ka bastisur një shtëpi në të cilën u gjetën bimë të dyshuara kanabis.
Sipas Policisë, në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit A.D (1970) u gjetën = 148 bimë të llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”, të merren disa mostra nga bimët dhe ato të shkatërrohen. Bimët e dyshuara pas marrjes se disa mostrave nga ana e njësisë së krim teknikës janë shkatërruar me anë të djegies.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore. Poashtu gjatë bastisjes është konfiskuar një (1) armë revole me Gaz (CO2), përderisa rasti mbetet nën hetime nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Njësia Rajonale Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.