Gazeta Sinjali sot raportoi për një incident në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje, ku një plumb qorr ka përfunduar në kioskën e Policisë së Kosovës në këtë pikë kufitare.
Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Sinjalit dhe ka dhënë detaje.
Postimi plotë:
Informacion zyrtar
Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot në orët e pasditës, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditë një kontenjerë i cili sherben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS.
Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë.
Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar.
Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjindet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menagjim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem./GazetaSinjali/