Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant. Shtatë persona mbetën të lënduar, tre prej te cilëve kanë pësuar lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Policia tashmë e ka konfirmuar rastin zyrtarisht, me ç’rast kanë bërë me dije se dy persona dyshohet se kanë gisht në sherrin te ky lokal.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.
Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .
Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm.