Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë vrarë një person dhe kanë plagosur tre persona në Prishtinë në rrugën “Muharrem Fejza”.
Zyrtari për media i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, për media ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona si të dyshuar për këtë rast.
“Janë arrestuar dy persona dhe janë konfiskuar dy armë të cilat dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast”, ka thënë Kelmendi për media.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet e sigurta se familja Rafuna është përfshirë në konflikt me familjen Mehmeti.
Familjet kanë pasur një konflikt pronësor për çka fillimisht kishte pasur konflikt fizik e më pas janë përdorur edhe armët, ka raportuar Sinjali pak minuta më parë.
Për Sinjalin nga QKUK është konfirmuar vdekja e një personi dhe tre të tjerve që kanë mbetur të plagosur.
“4 persona kane ardhur në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekesor,1 ka vdekur nuk ka arrite të ju mbijetoj plagëve. 3 të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, kanë deklaruar nga QKUK.