image Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, dyshohet për mashtrim

Siguri

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, dyshohet për mashtrim

news image

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të përfshirë në veprën penale; mashtrim, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Policia ka bërë thirrje që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ta kontaktojnë atë.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Mashtrim”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/