image Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për vjedhje të rëndë - VIDEO

Siguri

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për vjedhje të rëndë – VIDEO

news image

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për “Vjedhje të rëndë”.

Në lidhje me këtë, në profilin zyrtar të Policisë në Facebook është publikuar edhe një video e të dyshuarit.

Rasti i vjedhjes ka ndodhur më 6 prill të këtij viti, në ora 16:00, në rrugën “Nazmi Uksmajli”, në Ferizaj.

Aty i dyshuari ka vjedhur një orë dore, stoli ari dhe një shumë të caktuar të parave.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar,  i cili dyshohet se me datën 06.04.2024 rreth orës 16:00 në rrugën “Nazmi Uksmajli” në Ferizaj në një shtëpi private ka kryer ‘’Vjedhje të rëndë ’’ të stolive të arit, një orë dore dhe një shumë të caktuar të parave.

Deri më tani i dyshuari i kësaj ngjarje nuk është identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon bashkëpunim nga qytetarët, që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitentit të tij, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.

/GazetaSinjali/