Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka dhënë detajet e para pas aksidentit në qendër të Prishtinës.
Në këtë aksident, sipas Policisë kanë qenë të përfshira nëntë vetura
Në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, sipas policisë së Kosovës përveç kamionit kanë qenë të përfshira edhe nëntë vetura tjera.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë 9 vetura dhe një kamion”, ka deklaruar Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit deri më tani ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse të policisë”, ka thënë tutje ajo. /Sinjali