image Policia ka shqiptuar rreth 2 mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit

Siguri

Policia ka shqiptuar rreth 2 mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit

news image

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se 1 mijë e 963 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 61 aksidente, 21 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 40 vetëm me dëme materiale.

/GazetaSinjali/