image Policia ka identifikuar shumicën e personave që kanë qëlluar në Podgoricë

Rajon

Policia ka identifikuar shumicën e personave që kanë qëlluar në Podgoricë

news image

Policia ka identifikuar shumicën e personave që kanë qëlluar në ajër, nga video e postuar në rrjetet sociale dhe e transmetuar nga disa media, njofton Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Kujtojmë se bëhet fjalë për video të të shtënave në Podgoricë.

“Personave të përmendur janë marrë të ashtuquajturat pistoleta me gaz starter që nuk lëshojnë predha, por përdorin municion starter (“bosh”). Po vazhdojnë aktivitetet policore-prokurore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe ndjekjen penale të personit, për të cilat opinioni publik do të njoftohet me kohë. Policia apelon edhe një herë që të mos festohet asnjë ngjarje në këtë mënyrë apo në mënyra të ngjashme”, theksojnë nga Drejtoria e Policisë.

/GazetaSinjali/