Një aksidenti i rëndë trafiku ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Lupç të Podujevës, si pasojë e të cilit Ruzhdi Uka, i lindur më 1956 dhe A.B., i lindur në vitin 1961, ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërkaq nëntë të tjerë pësuan lëndime trupore.
Numri i viktimave të këtij aksidenti shkoi në tre pas mesnatës, pasi që S.M., i lindur në vitin 1985, njëri nga të lënduarit që po trajtohej në QKUK, ndërroi jetë, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se të tre viktimat janë të gjinisë mashkullore, ashtu edhe sikur tetë të lënduarit e tjerë.
Po ashtu, njëri nga personat e lënduar në këtë aksident është shtetas i Austrisë.
Të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./GazetaSinjali/