Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga të shtënat me armë zjarri në Tregun e Mitrovicës ka mbetur i vrarë një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti, ka thënë për Sinjalin se i dyshuari për të shtënat me armë zjarri është arrestuar dhe është dërguar për tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.
“Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njesitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin”, thuhet në përgjigjen e Zahitit./Gazeta Sinjali/