Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në Gjilan, ku një person ka mbetur i vdekur.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se personi i vrarë është një 50 vjeçar i cili dyshohet se është nga Bujanoci.
Sipas tij ai ka qenë duke pirë kafe në një kafiteri ku më pas dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.