image Policia jep detaje për therjen e 14 vjeçarit në Obiliq

Kosovë

Policia jep detaje për therjen e 14 vjeçarit në Obiliq

news image

Një nxënës 14-vjeçar i shkollës “Ibrahim Rugova” në Obiliq është therur me thikë para pak minutave.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se një person është i lënduar si dhe janë identifikuar personat e përfshirë.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, ku lëndime trupore ka pësuar një person (mashkull).  Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar personat e përfshirë në rast dhe është në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti.