image Policia jep detaje për therjen me thikë në sheshin e Prishtinës

Siguri

Policia jep detaje për therjen me thikë në sheshin e Prishtinës

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person është therur me thikë sot, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkaq, bëri të ditur se therja ndodhi gjatë një përleshjeje fizike.

“Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në Prishtinë, ka ndodhur një  përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo./GazetaSinjali/