Mbrëmjen e sotme një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Jahoc të Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës bëri të ditur për Gazetën Sinjali se personi i plagosur është një 32 vjeçar nga fshati Mejë, me inicialet L.G.
“Rreth orës 19:40 nga Spitali Rajonal “Isa Grezda”, stacioni policor ka pranuar informatë se është paraqitur një person i plagosur dhe kërkon tretman mjekësor. Patrulla policore është përgjigjur dhe konfirmon se i plagosuri është me inicalet L.G., i lindur më 1988 nga fshati Mejë i Gjakovës. Sipas dëshmitarit dhe vetë të plagosurit theksojë se ishin në ecje në këmbë në fshatin Jahoc dhe kanë dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit dhe aty është plagosur në krahë. Të plagosurit i është ofruar tretmani mjekësor, por gjendja sipas raportimit nuk është stabile dhe është në përgatitje për trasfer në QKUK”, tha Gjurkaj.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor pët veprim të mëtutjeshëm. /Gazeta Sinjali/