image Policia jep detaje për shpërthimin në një lokal në kryeqytet: Janë evakuuar disa persona, kemi nisur hetimet

Siguri

Policia jep detaje për shpërthimin në një lokal në kryeqytet: Janë evakuuar disa persona, kemi nisur hetimet

news image

Një incident ka ndodhur orët e mbrëmjes të së shtunës, ku një lokal është kapluar nga zjarri për shkak të një shpërthimi, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë, Agron Borovci, tha se për shkaqe sigurie u evakuuan disa persona teksa shtoi se nuk pati ndonjë të lënduar përveç dëmeve materiale.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Për shkaqe sigurie janë evakuuar disa banorë përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Për rastin u deklarua më herët edhe shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

Sipas tij, shkaqet që kanë ardhur te shpërthimi dyshohet të kenë qenë nga një skuter elektrik që ishte ndodhur brenda lokalit, ku ka përfshirë më pastaj edhe disa orendi në lokal.

/GazetaSinjali/