image Policia jep detaje për protestën kundër dinarit në veri, morën pjesë rreth 1 mijë e 800 persona

Siguri

Policia jep detaje për protestën kundër dinarit në veri, morën pjesë rreth 1 mijë e 800 persona

news image

Në Mitrovicë të Veriut, serbët protestuan sot kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa, duke përjashtuar dinarin serb, raporton Gazeta Sinjali.

Protesta u mbajt pranë urës kryesore mbi lumin Ibër dhe protestuesit ishin nga të gjitha komunat ku jetojnë komuniteti serb.

Tek ura mbi Ibër ishin të pranishëm pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

E pas përfundimit të kësaj proteste, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se në protestë morën pjesë rreth 1.800 persona, përfshirë ata të cilët nga rajone të ndryshme kanë ardhur në formë të organizuar me autobus e vetura, teksa ajo përfundoi në ora 12:30 dhe nuk solli ndonjë incident.

/GazetaSinjali/