Gazeta Sinjali më herët raportoi se një 37-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj, pasditen e sotme, rreth orës 18:30, në fshatin Sllovi të Lipjanit.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur që këtë akt 37-vjeçarja dyshohet ta ketë kryer duke u vetëvarur në litar.
Sinjali mëson po ashtu, që ajo jetonte e vetme me nënën e saj, në këtë fshat.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit“, tha ai për Sinjalin.