image Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në ‘Slovenia Petrol’

Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në ‘Slovenia Petrol’

news image

Pak më parë Gazeta Sinjali raportoi për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur sot rreth orës 19:40 në pompën e derivateve ‘Slovenia Petrol’ në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nga dy persona të dyshuar.

Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën “Fahri Fazliu”  në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy persona të dyshuar”, tha Ahmeti për Sinjalin.

Ajo njoftoi se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ndryshe Gazeta Sinjali mëson se dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë të hollat në arkën e pompës.

Personat e dyshuar pasi kanë marrë paratë kanë ikur në këmbë në drejtim të shkollës ‘Hilmi Rakovica’.

/GazetaSinjali/