image Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri afër selisë së PDK-së

Siguri

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri afër selisë së PDK-së

news image

Disa persona kanë shtënë nga vetura me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, në afërsi të selisë qëndrore të Partisë Demokratike të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësja e Policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka dhënë detaje.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.
Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar.

Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.”

/GazetaSinjali/