image Policia jep detaje për fasadën që ra nga ndërtesa tek sheshi i Prishtinës

Siguri

Policia jep detaje për fasadën që ra nga ndërtesa tek sheshi i Prishtinës

news image

Një pjesë e fasadës ka rënë nga një ndërtesë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, rreth orës 18:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga kjo ndodhi, fatmirësisht nuk është lënduar ndonjë kalimtar i rastit, kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali nga policia e Kosovës.

“Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga zjarrfikësit janë larguar pjesët e mbetura që kanë paraqit rrezik, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet përkatëse nga komuna e Prishtinës”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. /Gazeta Sinjali/