image Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” (VIDEO)

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” (VIDEO)

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar mëngjesin e sotëm rreth një aksidenti trafiku që ka ndodhur në hyrje të autostradës “Ibrahimn Rugova”, saktësisht në fshatin Trudë, ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave është rrokullisur.

Në lidhje me aksidentin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Sinjalin se një person ka pësuar lëndime trupore.

“Me datën 07.02.2023 rreth orës 07:20 në Autostraden I.Rugova saktësisht në Hyrje-Dalje në fshatin Trudë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, tha Kelani.

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

/GazetaSinjali/