Gazeta Sinjali raportoi më parë për një qendër tregtare që është përfshirë nga zjarri në Bregun e Diellit të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënsja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ahmeti.
Gjithashtu, për Gazetën Sinjali ka folur edhe komandanti i i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.
“Ne ora 16:53, eshte pranuar informate per zjarr ne qendren tregetare. Ekipet kane reaguar shume shpejte, ishte e perfshire nga zjarri pjese e kulmit qe ishte e mbuluar me material pleksiglas. Fale reagimit te shpejte, zjarri eshte shuar dhe nuk eshte lejuar te shperndahet ne pjese te tjera”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!