image Policia identifikon autorin e vrasjes në Shkodër, dyshohet se është vëllai i shokut të viktimës

Shqipëri

Policia identifikon autorin e vrasjes në Shkodër, dyshohet se është vëllai i shokut të viktimës

news image

Gledis Kraja ka vdekur mbrëmë pasi u qëllua me armë zjarri në Shkodër. Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së mbrëmjes së 17 gushtit dhe dyshohet se ai është vëllai i shokut të viktimës.

Bëhet fjalë për Sebastian Smakaj i cili është tashmë në kërkim nga Policia.

Nuk dihen ende motivet pse ka ndodhur kjo vrasje që ka tronditur mbrëmë Shkodrën.

Gledis Kraja u qëllua me breshëri automatiku në orën 21:55, ndërkohë nuk i mbijetoi dot plagëve duke ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës./Gazeta Sinjali/