image Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave, publikon foton

Siguri

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave, publikon foton

news image

Policia e Kosovës ka publikuar fotot e dy personave që dyshohen të jenë përfshirë në një rast të përdorimit të armës, incident ky që ka ndodhur në qershor të vitit 2023, raporton Gazeta Sinjali. Në njoftimin e policisë thuhet se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, të kontaktohet në numrin e telefonit: 192. “Njësiti i hetimeve të stacionit policor ‘Qendra’ në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, që ka ndodhur qershor të vitit 2023.”
/GazetaSinjali/