image Policia i gjen drogë një të burgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Siguri

Policia i gjen drogë një të burgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka gjetur substancë narkotike një të burgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, shkruan Gazeta Sinjali.

Me vendim të prokurorit, ky rast shkon në procedurë të rregullt

“Qendra e paraburgimit Hajvali 29.07.2020 – 13:30. Nga qendra e paraburgimit është raportuar se tek i burgosuri mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar 1.8 gram substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /GazetaSinjali/