image Policia gjobit me nga 200 euro dy shoferë në Mitrovicë, tejkaluan në vijë të plotë - u merret edhe leja për tre muaj

Siguri

Policia gjobit me nga 200 euro dy shoferë në Mitrovicë, tejkaluan në vijë të plotë – u merret edhe leja për tre muaj

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy kundërvajtës janë gjobitur për tejkalim në vijë të plotë në Mitrovicën e Jugut.

Sipas njoftimit, Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut ka lëshuar dy vendime për gjoba dhe masa mbrojtëse ndaj dy shoferëve, të cilët me veprimet e tyre kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik duke bërë tejkalime në vijë të plotë.

Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, si dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për tre (3) muaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/