image Tri vetura dhe një autobus u përfshinë në aksidentin në Veternik, një i lënduar

Siguri

Tri vetura dhe një autobus u përfshinë në aksidentin në Veternik, një i lënduar

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku në Veternik të Prishtinës, ku janë përfshirë tri vetura dhe një autobus. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia dhe ka dhënë detaje

Zëdhënësi i Policisë së Prishtinës Agron Borovci, tha për Gazetën Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:15 dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se tri vetura dhe një autobus janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime”, tha Borovci.

/GazetaSinjali/