image Policia ende në kërkim të të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Pejë

Siguri

Policia ende në kërkim të të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Pejë

news image

Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet. Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur. Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë ekskluzivisht se personi që po kërkohet për plagosjen e trefishtë në Pejë është: Agron Gashi.

Policia e Kosovës, sot herët në mëngjes e ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar të dyshuarin. Gashi sipas Policisë dyshohet për veprën penale – vrasje e rëndë në tentativë.

Derisa, lidhur me rastin një person është arrestuar pasi dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale – i tha Gazetës Sinjali prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

“Ju konfirmoj që kemi arrestuar një person, ai po dyshohet për ndihmë në pas kryerjes së veprës penale”.

“I dyshuari kryesor është ende në arrati. Ai tashmë është i identifikuar policia po punon për kapjen e tij”, tha Qavolli për Gazetën Sinjalin.

Ky i fundit dyshohet për plagosjen e Jeton Berishës dhe dy djemve të tij, Jetnisit dhe Jetartit.

Tre personat e plagosur janë dërguar mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare, dhe dy prej tyre janë futur menjëherë në operim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/