image Policia e Shqipërisë "çliron" hapësirat publike në plazhin e Golemit: Sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë

Shqipëri

Policia e Shqipërisë “çliron” hapësirat publike në plazhin e Golemit: Sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë

news image

Policia e Shqipërisë ka ndërmarrë masa për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara në mënyrë të paligjshme në plazhin e Golemit, në kuadër të planit operacional “Plazhi i lirë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë kontrolleve të realizuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, janë sekuestruar 70 çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje nga qytetarë apo subjekte të ndryshme në bregdet.

“Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve të subjekteve gjatë sezonit veror,” thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/