Është anuluar edicioni i dhjetë i Beerfest Kosova.
Në një njoftim për media nga organizatorët e këtij festivali, thuhet se deri tek ky vendim kanë ardhur pas një vendimi të marrë nga Policia e Kosovës, se ky festival nuk mund të mbahet.
Për moslejimin e kësaj ngjarje ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditura arsyet.
“Përveç ankesave të shumta të qytetareve që kemi pasur në të kaluarën për zhurmën, bllokimin e komunikacionit, prishje te rendit dhe qetësisë publike, veprat penale ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, problem paraqet edhe numri i madh i qytetareve që e frekuentojnë lokacionin të cilin e ka propozuar organizatori ( ku sipas organizatorit do te marrin pjese 2000 deri 3000 pjesëmarrës në një lokacion që nuk ka kapacitet të akomodoj këtë numër të pjesëmarrësve)”, thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë i policisë:
Refuzohet kërkesa për mbajtjen e eventit në pllaton e Pallatit të rinisë në Prishtinë
Me datën 07.08.2021 në Stacionin Policor Qendër Prishtinë është dorëzuar kërkesa për mbajtje te tubimit publik -Edicioni i 10 “ Beer Fest Kosova”.
Kërkesa është refuzuar, me arsyetimin se Tubimi i paraparë me datën 13,14 dhe 15.08.2021 nuk mund të mbahet duke u bazuar ne dispozitat e nenit 8 paragraf 1 pika 1.4 dhe nenit 18 paragraf 10 pika 10.4 te Ligjit për Tubime Publike Nr. 03/L-118.
Përveç ankesave të shumta të qytetareve që kemi pasur në të kaluarën për zhurmën, bllokimin e komunikacionit, prishje te rendit dhe qetësisë publike, veprat penale ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, problem paraqet edhe numri i madh i qytetareve që e frekuentojnë lokacionin të cilin e ka propozuar organizatori ( ku sipas organizatorit do te marrin pjese 2000 deri 3000 pjesëmarrës në një lokacion që nuk ka kapacitet të akomodoj këtë numër të pjesëmarrësve).
Çështje kjo për të cilën zyrtarët kompetent nga stacioni Qendra, kanë rekomanduar organizatorin festivalit “Beer fest” që të gjejnë një lokacion me të përshtatshëm për mbajtje të eventit.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar qe te mbështes aktivitetet dhe organizimet ne përputhje me Ligjin për tubime publike. /GazetaSinjali/