image Policia e Kosovës shkatërron rreth 600 armë

Policia e Kosovës shkatërron rreth 600 armë

news image

Sot policia shkatërroi një sasi të armëve të shkurtra dhe të gjata, të cilat janë konfiskuar gjatë realizimit të detyrave dhe hetimeve policore.

“Të gjitha armët dhe municioni i akumuluar iu përkasin llojeve të ndryshme, përderisa shkatërrimi i tyre është bërë me urdhëresë të organeve të drejtësisë, pasi kanë përfunduar të gjitha procedurat e parapara ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Në krahasim me metodat e tjera në dispozicion, të tilla si shitje ose dhuratë, shkatërrimi siguron se armët nuk do të gjejnë rrugën e tyre (përsëri) në tregun e paligjshëm dhe në këtë mënyrë mund të ndërtohet besim në përpjekjet e përgjithshme për të parandaluar, luftuar dhe çrrënjosur tregtinë e tyre të paligjshme”, thuhet më tej në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/