image Policia e Kosovës sekuestron rreth 400 mijë euro të falsifikuara

Ekskluzive

Policia e Kosovës sekuestron rreth 400 mijë euro të falsifikuara

news image

Drejtoria për Hetimet e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit përmes një operacioni të organizuar mirë ka arritur që të bëjë identifikimin dhe lokalizimin e rreth 400 mijë eurove, para të falsifikuara, shumë kjo e cila ishte përgatitur të vihej në qarkullim në tregun e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky operacion është duke u zhvilluar në Komunën e Mamushës.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë që ka autorizuar këtë ndërhyrje në lokacionin ku mbaheshin të hollat, bëjnë me dije se deri më tani janë identifikuar dhe ndaluar 2 të dyshuar, shtetas të Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, këto të holla dyshohet se janë prodhuar dhe importuar nga Turqia, me qëllim të vënies në qarkullim në Kosovë.

Ky operacion u zhvillua rreth orës 15:00 dhe po vazhdon edhe në këto momente.

/GazetaSinjali/