image Policia e Kosovës nderon sot zyrtarët e rënë në detyrë

Siguri

Policia e Kosovës nderon sot zyrtarët e rënë në detyrë

news image

Policia e Kosovës do të organizojë sot një varg aktivitetesh për shënimin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve Policorë të rënë në kryerje të detyrës, në nderim të sakrificës dhe kontributit të tyre për sigurinë dhe rendin në vend.

Aktivitetet do të nisin në orën 10:00 me homazhe shtetërore pranë Lapidarit të Policëve të rënë, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Në orën 11:00 do të bëhen homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ndërsa 15 minuta më vonë delegacioni i Policisë së Kosovës do ta vizitojë familjen e tij.

Më pas, në orën 12:15, është paraparë vizita në familjen e Heroit Enver Zymeri në Vushtrri.

Aktivitetet do të përmbyllen në orën 13:30 me homazhe pranë lapidarit në vendin e rënies së Enver Zymerit, në Varagë të Zubin Potokut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/