image Policia e Kosovës ndalon dy vetura me targa serbe në kufi në Gjilan, konfiskohen rreth 65 arka me pije alkoolike

Siguri

Policia e Kosovës ndalon dy vetura me targa serbe në kufi në Gjilan, konfiskohen rreth 65 arka me pije alkoolike

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy vetura me targa të Serbisë janë ndaluar në fshatin Pasjan të Gjilanit pas mesnatës, ku janë konfiskuar sasi të pijeve alkoolike.

Sipas policisë, në njërën veturë janë gjetur 35 arka me 20 shishe pijesh alkoolike, ndërkaq në tjetrën 29 arka me 20 shishe të tilla.

“Në kuadër të planit operacional të Task Forcës, në zonën kufitare ‘Lindje’, Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka bërë parandalimin e kontrabandimit me mallra. Më datën 27.06.2023 rreth orës 00:25 në hyrje të fshatit Pasjan është ndaluar vetura Mercedes me targa të Serbisë, e drejtuar nga i dyshuari M. S., si dhe vetura tjetër po ashtu Mercedes me targa të Serbisë e drejtuar nga i dyshuari Z. I. Gjatë kontrollit tek vetura e parë janë gjetur dhe janë konfiskuar 35 arka x 20 shishe pije alkoolike, kurse tek vetura e dytë gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar gjithashtu 29 arka x 20 shishe pije alkoolike”, thuhet në raportin e policisë.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, malli i konfiskuar është përcjellë në terminalin doganor, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet nga njësiti kompetent.

/GazetaSinjali/