image Policia e Kosovës ka një kërkesë për të gjithë tifozët që shkojnë sot në Rahovec

Basketboll

Basketboll/ Policia e Kosovës ka një kërkesë për të gjithë tifozët që shkojnë sot në Rahovec

news image

Sonte nga ora 20:30, në palestrën ‘Mizair Isma’ të Rahovecit, luhet finalja e Kupës së Kosovës mes Yllit dhe Pejës.

Para kësaj përballje, Policia e Kosovës ka bërë një kërkesë për të gjithë tifozët që do të jenë sonte në Rahovec.

Ata kanë paralajmëruar që asnjë veturë të mos e shfrytëzoj parkingun e palestrës, i cili për shkaqe sigurie do të jetë në dispozicion vetëm të veturave zyrtare të FBK-së dhe zyrtarëve të klubeve pjesëmarrëse.

“KËRKESË nga Policia e Kosovës. Ashtu siç edhe ju kemi paralajmëruar gjatë FINAL 8, luteni që sërish mos ta shfrytëzoni parkingun e palestrës, i cili për shkaqe sigurie do të jetë në pozicion vetëm të veturave zyrtare të FBK’së dhe zyrtarëve të klubeve pjesëmarrëse në të dyja finalet. Kësisoj, organet e rendit kanë paralajmëruar qytetarët lidhur me parkimin e veturave në atë parking dhe ju fton në bashkëpunim të plotë për ta evituar edhe eksesin më të vogël të mundshëm.”, thuhet në njoftimin që e ka postuar klubi i Rahovecit./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/KBRahoveci/posts/2888943374496995?__xts__[0]=68.ARAuJDBREB90wWaARXB9gxjTepCtvr14KFRWYPG7vukagIb7PW0bNUr1X60Iuta9qXxdi0kPQQ_9gqN67IHmo8nWSzX-gcpFfMWuortQZBUv8CBqZtwQ5f9qubGkIy8GjLH3f0vK2__MBWlHUhdoMuCf_dFf0PjRStDs_uYKcIeQYdbeYh9kss2x92hqKQLKnyMo-fww_VNsjDDZzg2_Yb5bAi_hbAmfrSWl68D_jAcitAehtpldz29nFR7uZDSs8kFr9jW4nOQzuf4eIwOHcpPFyyyTJN9eQHOOeoPKI9OZIxP-anHhacEUZIIEMJ4lyIkAW4aodSpU3fs2h4q9JQ&__tn__=-R