image Policia e Kosovës fton të paraqiten qytetarët që ranë pre e mashtrimit nga “Prishtina Jet”

Siguri

Policia e Kosovës fton të paraqiten qytetarët që ranë pre e mashtrimit nga “Prishtina Jet”

news image

Policia e Kosovës tashmë ka prangosur të dy biznesmenët që dyshohen se mashtruan mërgimtarët me bileta të aeroplanit, rast për të cilin ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Pas arrestimit, Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që kanë rënë pre e mashtrimeve me bileta aeroplani nga kompania “Prishtina Jet”, të paraqiten në polici në mënyrë që secili rast të trajtohet nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për këtë rast.

Njoftimi i plotë:

Ftesë për lajmërim

Dukuria e mashtrimit të bashkatdhetarët nga ‘kompani të udhëtimit’, ka vazhduar edhe këtë vit në këtë kohë kur ardhjet e bashkatdhetarëve janë më të shumta. Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, së bashku me hetuesit e Krimeve Kibernetike, dje më 04.08.2022, kanë arrestuar dy të dyshuar pronar të agjencisë ,,Prishtina Jet” , meshkuj kosovarë, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘mashtrim’ me bileta të udhëtimit.

Këta dy të dyshuar, pas arrestimit dhe intervistimit, me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje.

Ftojmë të gjithë ata që kanë rënë pre e mashtrimeve më bileta aeroplani të lëshuara nga kompania “Prishtina Jet”, të paraqitën në polici në mënyrë që secili rast të trajtohen nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për ketë rast. Palët mund të paraqitën te hetuesit në Njësit Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të PK-së, në: Prishtinë, Mitrovice- jug, Mitrovice Veri, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan.

/GazetaSinjali/