image Policia e Kosovës deklarohet pas raportimeve se Njësia Speciale do të ndërhyjë në Veri

Policia e Kosovës deklarohet pas raportimeve se Njësia Speciale do të ndërhyjë në Veri

news image

Policia e Kosovës është deklaruar pas raportimeve të mediave serbe se Njësia Speciale po bëhet gati për një aksion në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, e ka mohuar një gjë të tillë dhe ka thënë se shkrimet e tilla të mediave serbe janë të pavërteta dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit publik.

“Referuar shkrimeve dhe publikimeve të bëra sot 10/12/2021 nga disa mediume kryesisht serbe, se kinse njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë përforcuar në jug të Mitrovicës dhe po përgatitet të hyjnë në veri të Mitrovicës, ju informojmë se informacionet dhe shkrimet e tilla janë të pavërteta dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit publik. Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në baza ditore kryen aktivitete dhe punë rutine policore”, ka thënë Kelani.

/GazetaSinjali/