image Policia e konfirmon therjen me thikë në Prishtinë, ende nuk dihen motivet

Siguri

Policia e konfirmon therjen me thikë në Prishtinë, ende nuk dihen motivet

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot në mbrëmje për një ngjarje të rëndë që ndodhi në kryeqytet, ku një person u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij. Ky rast tronditi familjen Myftari, ndërsa akoma s’dihet motivi dhe rrethanat e rastit.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thonë se sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për përleshje mes dy personave.

Tutje thuhet se shkak i plagëve të marra nga therja me thikë, viktima ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, Sinjali mësoi se Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili doli të jetë vëllai i viktimës, Gent Myftari.

Miftari po dyshohet se e theri disa herë me thikë vëllain e tij, për motive akoma të panjohura.

Auron Myftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Kujtojmë se i dyshuari është nën kontroll të njësive policore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe nga aty pritet që të shoqërohet për intervistim.

/GazetaSinjali/