image Policia e konfirmon plagosjen e zyrtarit policor në Fushë Kosovë

Siguri

Policia e konfirmon plagosjen e zyrtarit policor në Fushë Kosovë

news image

Para rreth një ore më parë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, ku për motive akoma të panjohura një person u qëllua dhe mbeti i plagosur, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar se plagosja ndodhi rreth orës 13:00 në rrugën “Fehmi Lladrovci” dhe se personi i cili mbeti i lënduar nga të shtënat e armës është një zyrtar policor.

Rastin e ka konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ku tha se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar për tretman në Spital.

“Sot rreth orës 13:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në  Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti për Sinjalin.

/GazetaSinjali/